Një shofer ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident rrugor nga gjithsej nëntë aksidente të cilat kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Në pesë aksidente ka pasur persona me lëndime të lehta trupore në të cilat më lehtë janë lënduar shtatë persona, ndërsa në tre aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga ana e policisë janë ndërmarrë masa kundër tetë shoferëve të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy shoferë të cilët kanë kaluar në të kuqe në semafor, nëntë shoferë të cilët kanë lëvizur me leje të pavlefshme për qarkullim ose pa leje për qarkullim. Janë dënuar edhe 59 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Janë sanksionuar edhe tre shoferë të biçikletave me motor, moped dhe motoçikleta të cilët nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse në kokë.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 69 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme. Në kuadër të aksionit edukativ të trafikut “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në SHF “Kiril Pejçinoviq” në komunën e “Kisela Vodës”.