Në Serbi në mesnatë filloi heshtja parazgjedhore me çka ndalohet çfarëdo propagande zgjedhore përmes mjeteve për informim publik, mbajtje të tubimeve publike dhe publikim të vlerësimeve për rezultatet zgjedhore. Heshtja parazgjedhore do të zgjasë deri më dy prill deri në orën 20:00 gjegjësisht deri në mbylljen e vendvotimeve.
Në garë për president të Serbisë marrin pjesë 11 kandidatë, ndërsa vendvotimet të dielën do të hapen nga ora 7:00 deri në orën 20:00. Do të votohet në 8.523 vendvotime në Serbi, në Kosovë në 90, ndërsa jashtë vendit do të jenë të hapura 53 vendvotime në 32 shtete. Rezultatet nga votimi jashtë vendit nuk guxojnë të shpallen publikisht para se të përfundojnë zgjedhjet në Serbi.