Gjatë natës në Pellagoni dhe në luginën e Shkupit ka fryrë erë veriore, e cila ka arritur shpejtësi prej 60 deri 70 kilometra në orë. Moti ka qenë mesatar, deri në vranësira të mëdha me reshje lokale të shiut me intensitet të dobët, ndërsa në male borë. Në gjysmën e dytë të natës reshjet gjithkund janë ndërprerë, ndërsa vranësirat janë zvogëluar.
Shtresë e re dëbore prej 1 centimetri ka në Mavrovë, ndërsa reshje janë regjistruar 1 litër në metër katror në Topollçan, Demir Kapi dhe Shkup, 2 në Pozhararanë, Pretor dhe Manastir, 3 në Krushevë, Strumicë, Gjurishte dhe Kumanovë, 4 në Shtip, Gjevgjeli, Kriva Pallankë dhe Vinicë, 5 në Ohër, 6 Dojran dhe Berovë, 9 në Mavrovë dhe 10 në Dibër.
Temperatura më e ulët sot është matur në Lazaropole – 4 gradë. Nën zero ka qenë edhe në Mavrovë dhe Krushevë – 2 në Kriva Pallankë – 1, ndërsa në vendet e tjera temperatura e mëngjesit ka lëvizur mbi 0. Moti sot në vend është kryesisht me diell dhe më i freskët me erë mesatare nga drejtimi verior, i cili më shumë do të theksohet përgjatë Vardarit edhe në pjesët lindore dhe përkohësisht do të përforcohet posaçërisht në pjesën jugore të Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri 16 gradë Celsius. Në Shkup mot me diell dhe më i freskët me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 14 gradë Celsius.