Gjatë një sulmi ajror të kryer gjatë natës së kaluar në Jemen janë vrarë tetë gra dhe një fëmijë. Sulmi është kryer në zonën nën kontroll të kryengritësve, në afërsi të kryeqendrës jemenase Sana, njoftuan burimet mjekësore, cituar nga mediat franceze.
Kryengritësit shiitë Huthët, të cilët e ndërmorën Sanën dhe një pjesë më të madhe të Jemenit verior, e akuzuan koalicionin arab, në krye me Arabinë Saudite, se mban përgjegjësi për sulmin në të cilin janë lënduar edhe 10 gra. Zëdhënësi i koalicionit nuk ishte në disponim t’i komentojë akuzat, theksojnë mediat franceze.
Sipas burimeve mjekësore, pas sulmit ndaj fshatit Sharah, 40 kilometra në veri të Sanës, viktimat janë transferuar në spitalet nëpër kryeqytet. Nga marsi i vitit 2015, kur koalicioni u involvua në konfliktin në Jemen, me qëllimi që t’i ndihmojë pushtetit kundër kryengritjes, janë vrarë mbi 7.400 persona dhe mbi 40.000 janë lënduar, ndërsa vendi është përfshira nga një krizë e rëndë humanitare, theksojnë mediat franceze.