I çmoj lart përpjekjet e Bullgarisë, e cila ende nuk është anëtare e Shengenit, ndërsa krahas asaj shumë qartë e kontrollon kufirin bullgaro-turk dhe i ruan kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. Bullgaria e meriton mirënjohjen tonë, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel pas takimit të saj me kryeminsitrin bullgar, Bojko Borisov në Berlin, theksohet në kumtesën e publikuar në faqen e Këshillit ministror.
Merkel e lavdëroi Bullgarinë për arritjen e sukseseve lidhur me luftën me kontrabandën e emigrantëve dhe nënvizoi se ajo e ka përmirësuar ruajtjen e kufirit me Turqinë, lajmëroi BTA. “Ajo është përgjegjësi dhe peshë e madhe për Bullgarinë dhe në atë kuptim dëshirojmë që vendi juaj të bëhet anëtare e Shengenit”, komentoi Merkel. Sipas kancelares gjermane, Bullgaria ka rol të rëndësishëm për stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Do të japim shpresë për perspektivë dhe do t’i mbështesim këto vende, sepse edhe partnerët e tjerë politikë, gjithashtu, janë të interesuar të kemi marrëdhënie të mira. Dëshirojmë qartë të kuptohet se mbështetja jonë për Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë”, nënvizoi ajo. Angela Merkel theksin e vuri në gatishmërinë e vendit të saj për ta mbështetur Bullgarinë për kryesimin e ardhshëm me Këshillin e BE-së, në fillim të vitit 2018, ndërkaq kryeministri Borisov i theksoi mundësitë të cilat kryesimi i ofron për aktivizim të procesit të inkuadrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor drejt BE-së.
“Falë pozitës së vet gjeografike dhe kryesimit të vet të ardhshëm me BE-në gjatë vitit të ardhshëm, Bullgaria mund të bëjë shumë gjëra, me të cilat do ta ndihmojmë Ballkanin. Kjo përputhet edhe me planet e Berlinit. Dëshirojmë të japim perspektivë evropiane për njerëzit e zakonshëm të Ballkanit”, vërejti kryeministri bullgar. Ai më tej theksoi se do t’i investojë të gjitha përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Turqisë.