Anthony Joshua – Wladimir Klitschko, është meçi që janë duke e pritur të gjithë me padurim dhe pritet të fillojë nga ora 23:00, shkruan Gazeta Express.
Shqiptarët këtë meç mund ta ndjekin në platformën DigitAlb, kanali SuperSport 4, por ata që nuk e posedojnë këtë platformë, kanë alternativa tjera të shumta.
“Dueli i vitit”, kështu konsiderohet meçi mes Anthony Joshua e Wladimir Klitschko, që vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO, përcjell Express. Ky meç pritet të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës nga ora 23:00.
Këto janë kanalet televizive joshqiptare që e transmetojnë këtë meç:
RTL Deutschland
RTL7
RTL Croatia
Sky Box Office UK
SFRSport 1
SkySport Plus IT
MatchTV
Match Boec
Inter Ukraine
Polsat Sport
NovaSport 1 CZ
DajTo
Sport1 Hungary
Sport.Ro
ProTV Romania
Sport+ Bulgaria
OSN Sports 2