Në këtë qytet është e ndaluar të vdesësh!

Longyearbyen është qyteti më verior në botë dhe gjendet në Norvegji. Emrin e ka marrë sipas amerikanit John Munro Longyear, i cili atje ka hapë një minierë të qymyrit. Një nga veçoritë e këtij qyteti është se në të “është e ndaluar të vdesë ndokush”.  Kur ndokush sëmuret rëndë, ose është para vdekjes, atë e transferojnë me aeroplan ose me anije në brigjet tokësore të Norvegjisë. Por, edhe nëse ndokush vdes në qytet, ai nuk do të varroset aty. Shkaktar kryesor  për këtë është temperature tepër e ulët dhe trupi i njeriut nuk mund të dekompozohet. Megjithatë, jeta në qytetin e “pavdekshëm” nuk është aq lakmueshme, dhe ka sekretet e misteret e veta; ka një numër të madh të arinjve polar, rreth 3.000 arinj polar, që tejkalon numrin a banorëve të këtij qytet, numër që sillet rreth 2000 banorë. Për shkak të rrezikut që paraqesin arinjtë polar, qytetarëve të këtij qyteti u lejohet të mbajnë pushkë me vete, ndërsa e kanë të ndaluar të mbajnë në shtëpi mace, sepse ato i rrezikojnë shpezët. Qyteti e ka kishën dhe shkollën, ndërsa në kishë mund të shërbehen me kafe, ëmbëlsira, kartolina postale dhe gjëra tjera për vizitorët, që i paguajnë me lëmoshën e tyre, që gjatë vitit e vizitojnë 3.400 turistë.