Prodhimtaria industriale në janar të këtij vitit në krahasim me janarin e vitit të kaluar shënon ulje prej 2,6 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Prodhimtaria industriale në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurit në janar të vitit 2017, në krahasim me janarin e vitit 2016, shënon ulje prej 7,2 për qind, në sektorin e Industrisë përpunuese shënon ulje prej 3,6 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner rritje prej 10,6 për qind.
Nga Enti Shtetëror për Statistikë theksojnë se ulja në sektorin e industrisë së përpunimit është rezultat para se gjithash, e prodhimit të zvogëluar të prodhimeve ushqimore, pijeve, prodhimeve të duhanit, tekstilit, veshjes, nga goma dhe prodhimeve të tryezave plastike, mineraleve tjera jometalike dhe prodhime të fabrikuara metalike përveç makinave dhe pajisjeve. Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në janar të vitit 2017, në krahasim me janarin e vitit 2016-të shënon rritje te Energjia për 6,1 për qind, Prodhimet e kapitalit për 7,4 për qind dhe Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjerë për 20,9 për qind, ndërsa ulje shënon te Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3,8 për qind dhe Prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 11.3 për qind.