Esra Ozdin, e cila nga Stambolli u kthye në fshatin e bashkëshortit të saj, me mbarështimin e patave në kuadër të programit për Përforcimin e Ndërmarrësisë së grave në Bujqësi të Ministrisë së Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, u bë pronare e punës së saj. Ozdin, e cila u martua me bashkëshortin të cilin e kishte njohur në Stamboll para 19 vitesh, pas tërmetit të 17 gusht 1999 vendosi që të jetojë në fshatin Beypinar në Kirklareli. Ajo gjithmonë ka dëshiruar që të kontribuojë në buxhetin familjar duke bërë mbarështimin e patave, por nuk ka patur mundësi financiare.
Më vonë, ajo ka përgatitur një projekt në kuadër të programit për Përforcimin e Ndërmarrësisë së grave në Bujqësi, të Ministrisë së Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë. Ozdin me projektin e përgatitur ka fituar mbështetje prej 30 mijë lirash. Ajo me suksesin e saj ka fituar admirim prej të gjithëve, ku me mbarështimin e 350 patave, kontribuon për buxhetin familjar, por edhe për ekonominë e fshatit. Ozdin duke folur për Anadolu Agency (AA), tregon se të afërmit e saj në periudhën kur është shpërngulur nga Stambolli në fshat i kanë thënë se “ti je lindur në Stamboll, nuk mundesh të jetosh në fshat”, por ajo nuk ka menduar ashtu. Ajo duke treguar se është shumë e lumtur që jeton në fshat, duke filluar me 3 pata “ëndrra e saj është rritur”. Ozdin më tej shprehet se nga projekti i Ministrisë së Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë i ka realizuar ëndrrat e saj.
“Në vit bëjë mbarështimin e 350 patave. Këto i ofroj si ushqim për turistët vendas dhe të huaj që vijnë në fshatin tonë. Aktualisht kemi një potencial të pabesueshme të klientëve. Kam për qëllim që vitin e ardhshëm të rris kapacitetin e prodhimit. Kemi porosi veçanërisht nga Bullgaria, Kirklareli dhe Stambolli. Unë u linda dhe u rrita në Stamboll. Erdha para 18 vitesh në fshat. Për mua ishte shumë lehtë të mësohem në jetesën e fshatit. Tashmë bëjë bukë fshati, në kopshtin tim kultivojë domate, speca, etj. Gjithashtu edhe me mbarështimin e patave u bëra biznesmene”, u shpreh Ozdin.
Ajo theksoi se me projektin e saj dëshiron që të kontribuojë në buxhetin familjar, por gjithashtu edhe të jetë shembull për fëmijët e saj dhe për gratë në fshat. Ndërkohë bashkëshorti, Necmi Ozdin, shprehet se është krenar nga suksesi i bashkëshortes së saj. Ai duke theksuar se në çdo punë ku gratë janë të pranishme ka sukses dhe qëndrueshmëri, tha se rolet tashmë janë ndryshuar, ku bashkëshortja është pronare, ndërsa ai është ndihmës.