Në cilin sezon të vitit është më e shëndetshme sperma e mashkullit? Shumë gra i kushtojnë vëmendje të madhe cikleve të tyre menstruale duke zbuluar ditët më të mira për të mbetur shtatzënë, por ndoshta është koha që të përqendroheni më shumë në atë që po ndodh me mashkullin. Nëse jeni duke u përpjekur të mbetni shtatzënë dhe nuk keni gjetur ende sukses, problemi mund të qëndrojë në spermatozoidin e mashkullit shkruan Pregnancy Magazine. Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se spermatozoidet e një njeriu nuk notojnë aq shpejt, nuk janë aq të bollshëm dhe kanë më shumë anomali gjatë verës dhe vjeshtës. Një studim izraelit i botuar në Gazetën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë analizoi mostrat e spermës nga më shumë se 6,000 meshkuj të trajtuar për infertilitet. Ata gjetën se sasia e spermës ishte më e larta dhe spermatozoidi notonte më shpejt dhe kishte pak anomali gjatë dimrit, me një rënie të vazhdueshme të cilësisë nga pranvera e tutje.