Në Barcelonë janë aq të lodhur nga turizmi saqë u vendos që të ndalohet me ligj ndërtimi i hoteleve në qendër të qytetit. Metropoli katalanas është një ndër më të vizituarit në botë, me rreth 30 milionë turistë që udhëtojnë aty çdo vit. Por kjo masë e madhe njerëzish ka ndikuar duke rritur çmimet, shkatërruar qendrat historike si edhe duke prishur jetesën e vendasve. Për këtë arsye, kryebashkiaku i Barcelonës, Ada Colau vendosi që hotelet të ndërtohen vetëm në periferi. Kjo masë solli menjëherë reagimin e investitorëve. Ata ndihen të trembur dhe po largohen nga qyteti. Colau kërkon të mbrojë banorët e prekur nga ky fenomen dhe thekson se nuk do lejojë që Barcelona të përfundojë si Venecia, kur banorët po braktisin qendrën.