Pjesëtarët e komunitetit LGBT janë “zaptuesit” e ri të një lokaliteti të braktisur. Ata janë ngujuar nga homofobia e madhe dhe dhuna ndaj tyre në Brazil. Nëse nuk e keni ditur, Brazili është më shumë se gjysma e Kontinentit të Amerikës Latine, por edhe vendi ku krimet ndaj komunitetit LGTB, shënojnë rekorde në kuptimin e urrejtjes dhe dhunës ndaj këtij komuniteti. Ky është një nga lokalitetet e braktisua, tashmë e shndërruar në shtëpi dhe rezidencë për anëtarët e grupeve braziliane LGBT. Wham është 24 vjeç dhe po mundohet me gjithë kreativitetin e tij, të stolisë një bredh, për kërshëndella. Ata si Wham, kërkojnë strehim nga dhuna dhe diskriminimi, dhe ndërmorën masa më ekstreme për ruajtur komunitetin e tyre më mirë, transmeton Gazeta Metro. Vetën po e quajnë “zaptuesit”, një komunitet tashmë në rritje që merret me zaptimin e zonave të braktisura për të akmomoduar të kërcënuarit dhe të diskriminuarit. “Zaptuesit” tashmë janë shndërruar në një organizatë me tipare të lëvizjes si koncept politik e organizativ, që gjen një ndërtesë të braktisur që askush nuk përdor dhe që vendosin njerzit e komunitetit të tyre që kanë mungesë strehimi. Kjo “lëvizje” tashmë po alarmon situatën e rëndë në Brazil, me “zaptimet ” e veta, duke dashur të vetëdijesoj edhe Qeverinë e Brazilit për gjendjen e rëndë të tyre. Mirëpo, deri tash, kanë arritur vetëm të marrin vëmendjen e mediave botërore, për ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.