Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se do të izolojë ekstremistët duke i mbajtur në qeli të veçanta në burgje, më konkretisht në qendrat për ndarjen e ekstremistëve të dhunshëm duke i mbajtur larg nga të burgosurit e tjerë. Burgu me siguri të lartë HMP Frankland në veri të Anglisë, do të jetë njëri nga tre burgjet në të cilat ekstremistët do të mbahen në qeli të veçanta. “Qëllimi i këtij izolimi të ekstremistëve të rrezikshëm është neutralizimi i ndikimit të tyre mbi të burgosurit tjerë duke parandaluar radikalizimin prapa hekurave”, kanë thënë autoritetet britanike.