Në aksin rrugor P1202 Mavrovë-Dibër në Rrugën e Mullisit deri te fshati Kosovrasti i Poshtëm, për shkak të realizimit të punëve ndërtimore (asfaltim), sot komunikacioni do të jetë në ndërprerje në dy akset prej orës 13:00 deri në ora 17:00.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në disa vende nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesë më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.