Sot dhe nesër prej orës 9:00 deri në përfundim të intervenimit, është e mundur të ketë ndërprerje të vogla në furnizimin me ujë të shfrytëzuesve të një pjese të Vodnos, komuna Qendër, kumtuan nga QRMK. Ndërprerjet janë të mundura për shkak se do të pastrohet dhe bëhet klorimi i rezervoarit Barutana 2 në këtë lagje.