Ndërprerje disaorëshe e komunikacionit në aksin Mavrovë – Dibër në Rajçicë

Komunikacioni në aksin Mavrovë – Dibër në pjesën nga fshati Rajçicë – Dibër sot prej orës 13 deri në orën 17 do të ndërpritet tërësisht. Shkak për ndërprerjen, siç njofton Lidhja Automote e Maqedonisë, janë aktivitetet ndërtimore në këtë pjesë të rrugës.