Simon Moore, vuan nga Treacher Collins, i cili prek një në 50.000 mijë lindje dhe është karakterizuar me mungesën e mollëzave. Ai gjatë gjithë jetës së tij është ndjerë i ndarë dhe i thumbuar nga shoqëria për shkak të pamjes së tij por pas martesës së tij dhe faktit që do bëhej me vajzë, ai ndryshoi mendje mbi pamjen e tij. Dhe pse çifti ka qenë në dijeni që vajza e tyre do të vuajë të njëjtën sëmundje si babai, ato kanë pranuar ta sjellin në jetë. “Unë do ti them asaj çdo ditë se është e bukur”, është shprehur babai i saj, Simon Moore. 30-vjeçari ka probleme edhe me të dëgjuarit dhe pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij e kaloi i fshehur në shtëpi për shkak të fjalëve që e thumbonin vazhdimisht për pamjen e tij. Foshnja Alice ka lindur në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë disa fqinjët kanë kritikuar zgjedhjen e çiftit për të mbajtur fëmijën ata e kanë quajtur këtë veprim ‘mizor’.
Ndajnë të njëjtën sëmundje: Unë do t’i them asaj çdo ditë se është e bukur (FOTO)
Leave a comment