Kejlor Navas është afër rinovimit të kontratës me Real Madridin sipas mediave spanjolle. Një sërë gabimesh të kostarikanit këtë sezon e kanë shtyrë presidentin Florentino Perez të kërkojë një portier të niveli të lartë për kampionët e Spanjës dhe Evropës. Në krye të listës janë emrat e portierit të Çellsit Thibaut Kurtoa dhe atij të Mançester Junajtedit David De Gea. Por Navas ka bërë një përmirësim të dukshëm që nga humbja në Klasiken e dytë me Barcelonën 2-3 në “Santiago Bernabeu” duke bindur drejtuesit katalanas t’i ofrojnë një kontratë të re.
Ndryshe, Navas ka përjetuar një sezon jo në nivelin e duhur, ku spikat barazimi 3-3 me Legia Varshav në ”Champions League” dhe barazimi 1-1 me Barcelonën në La Liga, ndërkohë që mesatarja e tij e pritjeve në mesin e sezonit ishte nën 60 për qind. Ai pati të njëjtën statistikë edhe në “El Clasico”-n e luajtur në shtëpi, ku pësoi tre gola që rihapën garën për titull në La Liga. Megjithatë, që atëherë statistikat e Navas janë përmirësuar ndjeshëm duke e çuar mesataren e tij të pritjeve në 72 për qind, edhe pse goditjet kanë qenë më të shumta nga jashtë zonës. Kejlor Navas gjithashtu bëri një pritje vendimtare gjatë sfidës me Atletiko Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve duke i dhënë mundësinë të tijve të vazhdojë të qetë rrugën drejt Kupës së dytë radhazi me “veshë të mëdhenj” të cilën e ngritën në Kardif pas fitores 4-1 ndaj Juventusit.