Mediat italiane kanë lëshuar bombën e natës në Itali, duke raportuar se Interi ka ofruar 60 milionë euro për mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan. Luciano Spalletti e pëlqen shumë lojtarin dhe është prioriteti kryesor i Interit për këtë afat kalimtar. Sipas Telelombardia, Interi ka bërë gati 5.5 milionë euro në sezon për Nainggolanin, plus 2 milionë bonuse.
Nëse Roma dëshiron të shesë Nainggolanin, nuk dëshiron të dëgjojë nën shumën e 70 milionë eurove megjithëse mund të hyjë në negociata, duke parë edhe moshën e lojatrit, që mund t’i bie vlera vitin e ardhshëm. Kjo ofertë është e ngjashme me atë të Chelsea, Manchester United e Arsenal që kanë ofruar në të kaluarën.