Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj Arbana Xharrës, anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës. “Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook. Xharra është rrahur mbrëmë brutalisht nga persona akoma të panjohur, pas kthimit nga një intervistë që pati në njërin nga televizionet në Shqipëri.