Mushmolla është një tjetër frut, i rritur dhe i pëlqyer jashtë mase në vendin tonë. Rritet pothuajse në të gjitha zonat e Shqipërisë, por më tepër kultivohet në Jug. Është pjesë e familjes së mollëve dhe dardhave, por shpesh e quajnë vogëlushja e trëndafilave, pasi janë të ngjashëm me frutat e trëndafilit të egër. Ka qenë një ndër frutat më të preferuar të grekëve, romakëve, madje edhe të anglezëve të epokës viktoriane saqë dhe Shekspiri e ka përendur në veprat e tij. Është një frut i pasur me vitaminë C, kalium, kalcium, magnez, proteina, hekur dhe shumë elementë të tjerë nutritivë. Kjo sepse përveç shijes unike, mushmolla mbahet dhe si një frut që ndihmon në tretje, luftimin e infeksioneve dhe baktereve, bajamet e infektuara dhe organet e frymëmarrjes. Bëni kompost me disa lugë mushmolla të freskëta të grira të lëna në 1 orë në ujë të vluar. Pini çdo ditë nga 2 gota dhe shihni rezultatet.