Andy Murray ka luajtur në arenat më të mëdha të tenisit botëror, sidomos gjatë vitit 2016, ku arriti për herë të parë në karrierën e tij statusin e numrit 1 në planet, por padyshim që kjo ishte hera e parë që luante në autostradën e improvizuar si fushë tenisi në Dubai. 29-vjeçari, i cili po përgatitet për të luajtur turneun “Mubadala World Tennis Championship”, një veprimtari që zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nis më 29 dhjetor. Në prag të këtij eventi, Murray bëri “nxehje” me një përballje të pazakontë me spanjollin Rafael Nadal. Skocezi dhe spanjolli morën pjesë në një reklamë masive që iu bë turneut që do të zhvillohet në ishullin Al Maryah Island, i cili këtë rast ishte pas shpinës së tyre. Të dy tenistët luajtën dhe u fotografuan në një sipërfaqe të veçantë, asfaltin e autostradës në urën që lidhe ishullin me pjesën tjetër të vendit. Ky turne në Abu Dhabi zhvillohet çdo vit që nga viti 2009. Nadal e ka fituar tre herë këtë turne, përfshi edhe sezonin e kaluar, ndërsa Murray, që mungoi vjet, e ka fituar dy herë dhe sivjet synon të barazojë rekordin e spanjollit.