Munih 1860 ka zbritur në kategorinë e tretë gjermane. Por, ky fakt ishte dytësor pas ndeshjes. Me një paraqitje të turpshme në ndeshjen që do të vendoste fatin e ekipit me humbjen 2:0 ndaj Regensburg. Humbja ishte e papranueshme për 62,200 tifozët e pranishëm në “Allianz Arena” dhe ndeshja duhej ndërprerë në minutën e 82-të në mënyrë që të hynin forcat e shumta policore për të qetësuar mbështetësit e dëshpëruar. Pasi rifilloi ndeshja tifozët u vunë kundër ekipit të tyre, duke mbështetur kundërshtarët e Regensburg. Herë pas here fluturonin në fushë shufra hekuri, por ndeshja nuk u ndërpre më. Një ndeshje e hidhur për 1860. Në minutën e dytë Gytkjaer shënon golin e avantazhit por anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Një vendim i gabuar. Më pas erdhën dy golat e miqve me Pusç dhe Lais. Rënia nga kategoria është e vulosur. Arsyeja e rënies poshtë e më poshtë e Munih 1860 është menaxhimi i keq. Shefi Hasan Ismaik deri investuar deri tani 60 milionë euro, por atij i mungon koncepti. Ekipi do të shpërbëhet, kështu që ai duhet të bëjë gati më tepër miliona.