Mundësitë për investim që i ofron Republika e Maqedonisë janë prezantuar para investitorëve të më shumë vendeve të cilat kanë marrë pjesë në Samitin investues vjetor të shtatë që u mbajt në Dubai. Në samit mori pjesë edhe ministri i Maqedonisë për tërheqjen e investimeve të huaja, Xheri Naumof, i cili u ftua personalisht nga ministri i Ekonomisë, Sulltan Bin Saed Al Mansuri të flasë në samit. Ministri Naumof në fjalimin e tij u përqendrua në stabilitetin makroekonomik të Maqedonisë, tatimet e ulëta, si dhe në mbështetjen qeveritare që u ofrohen investitorëve të huaj.
Naumof pati takim të ndarë me sulltanin Al Mansuri në të cilin janë këmbyer ide për mundësi të targetuara investuese për bashkëpunimin e Maqedonisë me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri i Maqedonisë për Investime të Huaja ka realizuar më shumë takime individuale edhe me menaxherë të kompanive të vendeve të ndryshme.