Gjykatësi Ahmed Abdel Qawi ka kumtuar se Gjykata e shpall të akuzuarin të pafajshëm. Gjykata Supreme e Apelit në Egjipt e ka shpallur ish presidentin e këtij vendi Hosni Mubarak të pafajshëm në rastin e vrasjes së demonstruesve gjatë “Pranverës arabe” në vitin 2011, me të cilën iu dha fund qeverisjes së tij të gjatë 30 vjet, transmeton Reuters.
Pas dëgjimit njëditor, gjykatësi Ahmed Abdel Qawi ka kumtuar se Gjykata e shpall të akuzuarin të pafajshëm, transmeton Gazeta Metro. Gjykata e ka hedhur poshtë kërkesat e avokatëve të viktimave që përsëri të ngritën padit civile dhe me këtë ka eliminuar të gjitha mundësitë të rigjykimit.