Deri në fund të muajit në ueb faqen e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) www.mio.gov.mk/ mund të dorëzohen komente dhe propozime për projekt strategjinë për reforma të administratës publike dhe planit të akcizës për periudhën e vitit 2017-2022, me qëllim të kompletimit të procesit të përpunimit të strategjisë, kumtoi sot MSHIA.
Thirrja e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë është përcjellë me linqe adekuate përmes të cilave mund të inkuadrohet deri te dy dokumentet, si dhe deri te komentet e dorëzuara nga ana e SIPMA. Komente dhe propozime mund të dorëzojnë organizatat civile dhe të gjitha palët e cenueshme.
Nga MSHIA tregojnë se thirrja është rezultat i takimit të parë konsultativ të punës për reforma demokratike të administratës publike e cila u mbajt në datën 13 të këtij muaji në Klubin e deputetëve, midis përfaqësuesve të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës me organizatat civile dhe ekspertë, përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare, sindikatat dhe mediat për reforma demokratike në administratën publike.
Në takim, ministri Damjan Mançevski mes tjerash potencoi se për ndryshimet demokratike në të gjitha sferat shoqërore të jetesës në Republikën e Maqedonisë, nga rëndësia kyçe është sektori civil, por edhe aktorët tjerë relevantë të jenë të përfshirë në procesin e krijimit, monitorimit dhe evaluimit të prioriteteve reformuese.