Ministria e Punës dhe Politikës Sociale filloi procedurën për grumbullimin e kërkesave të personave shfrytëzues të ndihmës sociale në të holla. ndihmë e përhershme në të holla, shtesë e posaçme, shtesë e fëmijëve, shtesë prindërore si dhe fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, për shfrytëzimin e shërbimit pa pagesë për pushim dhe rekreim për fëmijëte tyre gjatë pushimit dimëror për vitin shkollor 2016/2017. Me këtë projekt, siç informojnë nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale, është paraparë të përfshihen 1.000 fëmijë të lindur në periudhën prej vitit 2002 deri në vitin 2007 apo fëmijë – nxënës të rregullt të cilët në vitin shkollor 2016/2017 kanë vizituar klasën e pestë, të gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së posaçme deri 26 vjeç. Këtë shërbim do ta shfrytëzojnë fëmijë nga familje shfrytëzuese të ndihmës sociale në të holla, ndihmë të përhershme në të holla, shtesë të fëmijëve, shtesë prindërore, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, të lindur në periudhën prej vitit 2002 deri në vitin 2007 dhe/apo fëmijë nxënës të cilët në vitin shkollor 2016/2017 kanë vizituar klasën e pestë, të gjashtë, të shtatë, të tetë dhe të nëntë dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së posaçme deri 26 vjeç. Shërbimi do të shfrytëzohet duke filluar prej 2 deri më 17 janar të vitit 2017, përkatësisht në tre ndërrime prej nga gjashtë ditë, në Pushimoren e fëmijëve “Begova Korija” Krushevë. Shërbim i i pushimit pa pagesë dhe rekreimit për fëmijë përfshin pesë pansione të plota (bujtje me tre shujta në ditë), aktivitete edukative, argëtuse dhe sportive. Fëmijët shfrytëzues të shtesës së posaçme kanë të drejtë për shoqërues gjatë pushimit. Transporti i fëmijëve nga vendi i caktuar nga ana e Qendrës kompetente për punë sociale deri në pushimore dhe anasjelltas do të jetë i organizuar.