Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë nesër do të jetë nikoqir i Takimit ministror të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të marrin pjesë edhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han, nënsekretari shtetëror amerikan për punë të jashtme Vinçenxho Amendolla dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal Goran Svilanoviq.
Siç kumtoi MPJ-ja, ky takim paraqet takim joformal të ministrave të punëve të jashtme nga vendet ballkanike të përfshirë në të a.q. “Procesi i Berlinit”. Në takim do të bisedohen çështjet nga fusha e bashkëpunimit rajonal në segmente të ndryshme, por me theks të veçantë të sfidave të përbashkëta rajonale, prosperitetin ekonomik dhe lidhjen e ndërsjellë, qeverisjen e të drejtës dhe anti-korrupsion, në funksion të integrimit të të gjitha vendeve ballkanike në BE.
Ministrat e punëve të jashtme do të mbajnë edhe sesion të përbashkët me ministrat e energjetikës, në të cilin do të diskutohet për zbatimin e vendimeve nga Samiti i Parisit dhe pritjet nga Samiti i ardhshëm në Trieste në kuadër të a.q. “procesi i Berlinit”.
Në margjinat e takimit do të nënshkruhen dy marrëveshje midis Komisionit Evropian dhe Institucioneve ndërkombëtare financiare – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka investuese evropiane (BIE) dhe Koncern i bankar KfW, në kuadër të Programit për efikasitet rajonal energjetik (REEp Plus – Regional Energy Efficiency Programme) dhe Fondi për rritje të gjelbër (GGF – Green for Growth Fund), përmes të cilëve do të financohen projekte që do të realizohem në rajon, qëndron në kumtesë.