Policia për ngjarjet e mbrëmshme në edhe rreth Kuvendit ka arrestuar tetë persona të cilët janë mbajtur në Stacionin Policor në Gazi Babë. Është siguruar edhe video material nga Kuvendi me qëllim identifikimin e personave që i kanë sulmuar deputetët, gazetarët dhe persona të tjerë në ndërtesën e Kuvendit dhe janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtyre ngjarjeve, njoftoi sot në pres-konferencë në MPB ndihmësministri i Punëve të Brendshme, Jordan Lamanoski.
Tetëdhjetë e tre persona kërkuan ndihmë mjekësore në Qendrën urgjente, në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” dhe në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”. Të lënduar kanë qenë 25 policë, 54 qytetarë, tre deputetë si dhe një gazetar. Prej aty paralajmëruan informacione shtesë gjatë kësaj dite. Lamanoski, siç paraprakisht ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, përsëriti se hetimi për të gjitha rastet në dhe rreth Kuvendit që mbrëmë është përfshirë edhe kontrolli i brendshëm i MBP-së që duhet të konfirmohet nëse janë të vërteta informacionet se një pjesë e policëve nuk i kanë kryer detyrat e tyre profesionale.