Shkup, 11 dhjetor – Dita zgjedhore kaloi në situatë të sigurt me incidente të vogla, vlerësoi Jordan Lamanoski, ndimësministër për marrëdhëniet me opinionin në MPB në pres konferencën e sotme. “Për dalim nga ciklet e mëparshme zgjedhore mund të them se zgjedhjet kaluan shumë më të qeta Janë parashtruar disa kallëzime penale për incidente më të vogla dhe janë thirrur në stacione policore disa persona për shkrimin e grafiteve dhe dëmtimin e sendeve”, theksoi Lamanoski. Theksoi se gjatë ditës së zgjedhjeve policia ka intervenuar disa herë në kallëzime nga KSHZ-së dhe qytetarët dhe komitetet komunale zgjedhore më shpesh për fotografimin e fletëvotimeve. Deri në orën 19, siç tha, janë hapur të gjitha vendvotimet me përjashtim të një në Koçan ku për shkak të mospasjes së energjisë elektrike do të vazhdohet votimi. Disa herë, tha Llamanoski, deri në MPB kanë arritur edhe denoncime për blerje të votave dhe për sjelljen e organizuar të votuesve me automjete në vendvotime, por në pjesën më të madhe raste, ku siç tha personat janë zënë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë masa për zbulimin e tyre.