Shkup, 13 mars – Me arsyetim se gjykatësja për procedimin e lëndës gjyqësor “Fortesa 2”, Lidija Petrovska, është e sëmurë, të hënën nuk është zhvilluar seanca e radhës kundër Goran Grujoski, ish-drejtor i Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, shkruan gazeta KOHA. Në Gjykatën Penale të Shkupit të hënën nuk u paraqitur as shtatë të akuzuarit tjerë. Ndërkohë, Prokuroria Speciale Publike e ka shfrytëzuar rastin dhe ka informuar Gjykatën se Ministria e Punëve të Brendshme, e drejtuar nga Agim Nuhiu, pozitivisht i është përgjigjur kërkesës së tyre për deklasifikim të dëshmive që kjo prokurori i prezanton në këtë lëndë. “Për pjesën dërmuese të dëshmive, ne arritëm të marrim vendim pozitiv nga MPB, ndërsa bashkëpunimi me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim edhe matej vazhdon të zvarritet. Detajet më të hollësishme çka përmbajnë këto dëshmi do t’i publikojmë në seancën e radhës që është caktuar për me datë 5 maj”, tha prokurorja speciale, Lençe Ristovska. Njëkohësisht, kjo prokurore theksoi se deklasifikimi i dëshmive nuk i përfshin vetëm fletoret e evidencës, për të cilin duhet të sjellë vendim DSK-ja. Gjykimi i këtij rasti ka të bëjë me shkatërrimin e dokumentacionit që lidhjet me sistemin e jashtëligjshëm të përgjimeve. Ish-drejtori Grujoski dhe shtatë të akuzuarit tjerë të punësuar në DSK ngarkohen se kanë bërë asgjësimin e mbi 2000 shkresave, prej të cilave 22 kanë të bëjnë e sistemin e përcjelljeve të komunikacioneve. I akuzuari i parë, në këtë rast ish-drejtori i Drejtorisë së Pestë, akuzohet edhe në rastin “Fortesa 1” që ka të bëjë me shkatërrimin e sistemit për përcjelljen e jashtëligjshme të komunikacioneve. (koha.mk)