Jose Mourinho ka ndryshuar djemtë dhe vajzat që kapin topat në “Old Trafford” pasi topi nuk i jepej shpejtë lojtarëve që të rifillonin lojën. Trajneri i Manchester United ka vendosur të përjashtojë fëmijët pasi donte të rriste shpejtësinë e lojës kur ekipi i tij është duke sulmuar. Sipas Daily Mirror, ai rekrutoi djem të rinj nga ekipi i U16 i United për ndeshjen kundër Liverpool të dielën e kaluar pasi iu sos durimi me standardet e mëparshme. Si ç’e ka tradita, Manchester United Foundation ka qenë ajo që ka sugjeruar djemtë dhe vajzat por Mourinho donte një operacion të orientuar drejt taktikës së tij dhe më efikas.
Ish-trajneri i Chelsea, Inter dhe Real Madrid vendosi të bënte ndryshimin pas ndeshjes së fituar 2:0 në shtëpi kundër Hull City në gjymsëfinalen e EFL Cup. “Po, është e vërtetë, Jose i ndryshoi djemtë që kapin topat për ndeshjen kundër Liverpool,” ka deklaruar një zyrtar i klubit të kuq. “Më parë përgjegjës për djemtë dhe vajzat që mbajnë topat sugjeroheshin nga Manchester United Foundation por trajneri e ndryshoi këtë gjë në ndeshjen kundër Liverpool duke sjellë fytyra të reja nga akademia. Nuk jemi të sigurt se çfarë do ndodhë në ndeshjet e ardhshme.”