Pritej qe ne Turqi te gjenin oazin ideal per minifazen pergatitore, por moti i keq qe ka kapluar Europen nuk ka bere perjashtim edhe per vendin qe lidh Europen me Azine. Stambolli eshte i mbuluar nga bora, ndersa Antalia ku ndodhen skuadrat shqiptare kete te hene eshte gdhire me furtune, ere e forte dhe shi, kushtet atmosferike kane ndryshuar planet e skuadrave shqiptare qe zhvillojne fazen pergatitore në Turqi ku kishin parashikuar nga dy seanca stervitore ne dite. Të gjithë këtë paradite janë kushtëzuar për të vijuar përgatitjet vetëm me ushtrimet e forcës në palester. Natyrisht nje penalizim ky qe ndikon me shume per Partizanin qe kete te marte do te luaje miqesoren me Fenerbahce dhe ku Starova mund te bente provat e fundit para perballjes me gjigandin turk. Mbetet për tu parë ndërkohë evolimi i kushteve atmosferike, nëse moti do të lejojë që pasdite skuadrat të zbresin në fushat stërvitore.