Rreth orës 13 rajoni i Dibrës dhe rrethinës janë përfshirë nga masa intensive ajrore jostabile, të cilat kanë shkaktuar mot të keq me reshje vërshuese të shiut, deri në 40 litra në metër katror, me vetëtima. Siç kumtoi DPHM, momentalisht moti jostabil me reshje përmbytëse dhe bubullima është në rajonin e Prilepit, Krova Pallanjës dhe Makedonska Kamenicës.
Pasdite edhe deri në fund të ditët në shumë vende do të jetë moti jostabil me reshje përmbytëse dhe bubullima, sidomos në zonat perëndimore dhe verilindore. Deri të enjten do të mbajë mot jostabil, rreth mesditës dhe pasdites me paraqitje lokale të reshjeve vërshuese dhe bubullima me intensitet të ndryshueshëm. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe nga gjysma e dytë e ditës do të paraqitet stabilizim gradual i motit, pas së cilës vijon periudhë e motit stabil dhe të ngrohtë.