Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët, me reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe me dukuri të breshërit. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e theksuar në veri dhe përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 27 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira dhe më i freskët, me reshje të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e prëforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjeesit do të zbresë deri 12 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 24 gradë Celsius.
Edhe në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, kohë pas kohe me reshje lokale të shiut, vende-vende të shoqëruara me bubullima dhe me erë të prëforcuar. Lokalisht, posaçërisht në pjesët jugore të vendit priten reshje më të rrëmbyeshme, posaçërisht të dielën dhe të martën. është e mundur edhe dukuria e motit të lig me breshër dhe me erë të prëforcuar. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, që do të shkaktojë ulje të temperaturave ditore për 5 deri 7 gradë.