Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare me drejtim të ndryshueshëm. UV Indeksi do të ketë vlerë 8. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 37 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare me drejtim të ndryshueshëm Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë Celsius.
Deri të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me temperatura të ditës të cilat në pjesën më të madhe të vendit do të jenë në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit. Ngrohtë do të jetë edhe të dielën, por në orët e pasdites kjo vranësirë do të përcillet me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Ndryshim më i konsiderueshëm i motit pritet të hënën kur moti do të jetë i vranët me shi lokal dhe erë të forcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të ulet.