Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale, të cilat më shumë do të jetë të theksuar në pjesët lindore të vendit. Do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore, më tepër përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tetë deri 16, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri 30 gradë. Në Shkup mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri më 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 27 gradë.
Edhe të shtunën moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë mesatare veriore. Temperatura do të lëviz në interval prej 25 deri 32 gradë. UV indeksi do të ketë vlerën 8. Të dielën do të ketë rritje të vranësirave me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, më intensive në jugperëndim ku do të jenë të shoqëruara me bubullima. Do të fryejë erë e përforcuar veriore e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore për rreth pesë gradë dhe do të lëviz prej 20 deri 28 gradë. UV indeksi do të ketë vlerë 7. Nga e hëna do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me rritje të konsiderueshme të temperaturës ditore. Indeksi UV do të jetë me vlerë mes 8 dhe 9.