Në ditët në vijim rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të një serie të masave të lagështa ajrore, kryesisht nga Mesdheu. Moti do të jetë i ndryshuar me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, vende-vende të shoqëruara me bubullima dhe me erë të përforcuar dhe vetëtima. Lokalisht proceset do të përfaqësohen edhe në formë të motit të lig, posaçërisht në pjesët jugore të vendit pritet të të shtesohet sasi të mëdha të shtresëssë ujit, posaçërisht të dielën dhe të martën.
Nga DPHM paralajmërojnë se është e mundur dukuria e motit të lig me breshër dhe me erë të prëforcuar dhe vetëtima. Do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar nga drjetimi veriperëndimor, që do të shkaktojë ulje të temperaturës ditore për 5 deri 7 gradë. Rekomandojnë në rast të motit të lig dhe vetëtimave të mos qëndrohet në vende të hapura, kopetë e kafshëve të ndahen në grupe më të vogla, në vende të hapura të mos bisedohet me telefon celular, të mos mbahen mjete metalike.