Mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima dje e kapluan rajonin Ohër-Prespë, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Kërçovë, ndërsa më vonë mot jostabil ishte në luginën e e Shkupit veçanërisht në pjesën lindore. Nga jostabiliteti në formë të motit të lig më të fuqishëm rreth orës 22:00 u përfshi Velesi dhe Shën Nikolla dhe pastaj kjo masë u zhvendos drejt rajonit Kumanovë-Likovë dhe në orët e vona të natës drejt pjesës verilindore të vendit. Në orët e hershme të mëngjesit mot jostabil ishte në pjesët lindore, ndërsa në mëngjes shi i rrëmbyeshëm lokal me bubullima kishte rreth Radovishit dhe Valandovës.
Më shumë shi ka reshur në Vinicë, 29 litra në një metër katror, Manastir 20, Kumanovë 13, Kriva Pallankë 9, Shkup – Zajçev Rid 6, Shkup – Petrovec 4, Pretor 4 dhe Pozharan dhe Gjurishte 1 litër në metër katror. Në pjesën më të madhe të vendit moti është i vranët, më i kthjellët është në pjesët e skajshme perëndimore, ndërsa filloi të fryjë erë e përforcuar veriore.
Paradite moti është me vranësira të ndryshueshme, në pjesët jugore jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Luginës së Vardarit erë e forcuar veriore. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 22 deri në 29 gradë Celsius. Paradite moti është me vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e përforcuar veriore. Temperatura do të lëvizë deri në 25 gradë Celsius. Nesër dhe të shtunën moti do të jetë stabil me rritje të lehtë të temperaturës së ditës. Vranësira kalimtare me shi të dobët, por me erë të forcuar veriore dhe rritje të lehtë të temperaturës së ditës do të ketë të dielën.