“Mamaja e mikut tim ka ngrënë shëndetshëm gjithë jetën. Nuk ka pirë asnjëherë alkool apo të ketë ngrënë ushqime ‘të këqija”, është ushtruar përditë, ka qenë shumë aktive, merrte gjithë suplementet që i sugjeronte doktori, nuk dilte kurrë në diell pa krem, kështu që mbronte veten më shumë se sa cilido. Ajo është sot 76 vjeç dhe vuan nga kanceri në lëkurë, kanceri në kockë dhe osteoporoza ekstreme. Babai i mikut tim ha pa fund proshuta, pa fund gjalpë, pa fund dhjamë, nuk është ushtruar asnjëherë, është pjekur nga dielli çdo verë, dhe bëri zgjedhjen e tij ta jetonte jetën plotësisht. Sot është 81 vjeç dhe doktori thotë që ka shëndetin e një djali të ri. Njerëz, nuk mund t’i fshiheni helmit tuaj. Është aty dhe do ju gjejë. Mamaja e mikut tim thotë: ‘Po ta dija që jeta ime do të përfundonte kështu, do ta kisha jetuar më plotësisht, duka shijuar çdo gjë që mu tha se nuk duhej ta shijoja!’ Asnjë prej nesh nuk do të dalë gjallë prej këtu, kështu që mjaft e penguat veten. Hani ushqimet e shijshme. Shëtisni në diell. Hidhuni në oqean. Thuajeni të vërtetën që mbani në zemër. Jini të marrë. Jini të mirë. Jini të çuditshëm. Nuk ka kohë për të tjerat”.