Një në tetë gratë në Britaninë e Madhe ka mundësi të preken nga kanceri i gjirit gjatë jetës së tyre. Sipas NHS, simptomat janë të dukshme, në formë të një kokrre, ose skuqje të lëkurës, transmeton gzetametro.net. Por, për Claire Warner nuk ishte asnjëra nga këto simptomet e lartcekura, ajo kishte vetëm një shenjë në formë të një grope të vogël në anën e poshtme të gjoksit të saj të majtë.
Warner një përdoruese e Facebookut, ka publikuar një fotografi ku tregon se si ajo rastësisht nga simptoma aspak të zakonshme të kancerit, e ka kuptuar qe ka kancer, kur kishte parë në facebook një foto të tillë. Warner, ju nënshtrua një operacioni, si dhe kimioterapisë dhe radioterapisë, fatmirësisht ajo e kishte kuptuar shumë herët, dhe tani është mirë. Warner, ka bërë apel të të gjitha gratë që të mos injorojnë asnjë shenjë që kanë në gji, dhe ta shpërndajnë sa më shumë këtë fotografi.