Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur hidhet në erë autobusi me policët turq pranë stadiumit “Vodafone Arena” të Besiktas-it, në Stamboll. Siç duket edhe nga pamjet, shpërthimi ka ndodhur me anë të një makine bombë dhe ka qenë mjaft i fuqishëm. Të paktën 13 të vdekur, dyshohen të gjithë policë, bilanci i këtij sulmi tragjik. Autoritetet turke kanë deklaruar se bëhet fjalë për sulm terrorist, por ende përgjegjësia e sulmit nuk është marrë përsipër nga ndonjë grupim i armatosur. Shpërthimet ndodhën pas ndeshjes Besiktas-Bursaspor.