Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa, në vendet më të larta në pjesën perëndimore dhe jugperëndimore vende-vende me mbetje të dëborës pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”. Borë e dobët bie në Resnjë. Mjegull me dukshmëri prej 80 deri në 100 metra ka në kalimin malor Pletvar. Në drejtimet rrugore Veles-Shtip dhe Sveti Nikollë-Kumanovë për shkak të erës së fuqishme vende-vende ka mbetje të dëborës të cilat rregullisht po pastrohen.
Ende është në ndërprerje komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes Rrethrrotullimit Manastir për shkak të rrëshqitjes së dheut. Komunikacioni rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit dhe është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet.