Rritja ekonomike për këtë vit pritet të jetë mbi projeksionin edhe krahas ndikimit negativ të krizës politike ndaj ekonomisë, deklaroi ministri i Financave Kiril Minoski. Sipas Minovskit, mesatarisht në tre mujoret e para rritja e PBV-së është 2,7 për qind edhe pse analizohen parametrat do të shihet se në vazhdimësi normat e rritjes lëvizin diku mbi 2,5 për qind. “Nëse kemi parasysh se projeksioni i rishikuar arrinte 2,3 për qind nga BPV vijmë deri te një rritje që gjendet mbi ato projeksione edhe krahas pengesave objektive që i kemi pasur. Nuk duhet ta anashkalojmë ndikimin që kishte kriza politike ndaj RM-së e cila zgjat pothuajse dy vjet dhe cila gjithsesi në mënyrë psikologjike ndikon mbi investimet dhe mbi shpenzimet dhe me këtë edhe mbi rritjen e ekonomisë”, theksoi Minoksi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në komunën e Aerodromit. Në tremujorin e parë rritja ekonomike arrinte 2,6 për qind, në të dytin 3,1 dhe tretin 2,4 për qind, ose në mënyrë kumulative 2,7 për qind.