Ministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i angazhuar për diasporën Edmond Ademi sot kishte takim pune me kryetaren e Asociacionit të mërgimtarëve nga Maqedonia në Britaninë e Madhe (AMUK), Bona Petroska. Në takim, siç kumtoi kabineti i tij, ministri Ademi e ka njoftuar Petroskën me aktivitetet dhe planet për punë në periudhën që pason dhe e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me diasporën si pjesë e pandarë nga Republika e Maqedonisë.
Kryetarja e Asiciacionit të mërgimtarëve nga Maqedonia në Britaninë e Madhe (AMUK), shprehu kënaqësi që Qeveria e re reformuese e Republikës së Maqedonisë i jep rëndësi diasporës me emërim të ministrit në Qeveri të angazhuar për marrëdhëniet me diasporën. Në takim janë shkëmbyer ide dhe mendime për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes kabinetit të ministrit të angazhuar për diasporën dhe Asociacionit i Maqedonisë në Britaninë e Madhe”, kumtoi Kabineti i Ademit.