Stadiumi i klubit nga Londra West Ham United, pritet të marrë emrin e kompanisë Vodafone për një periudhë gjashtëvjeçare. Bisedimet në mes kompanisë së telefonisë mobile dhe kampanisë LLDC që është pronare e stadiumit janë në fazën përfundimtare, raporton Sky Sports. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, stadiumi do të mbajë emrin e Vodafone, ndërsa një pjesë e 24 milionë eurove do të shkojnë për përforcimin e ekipit që udhëhiqet nga kroati Slaven Bilic.