Gjianluigji Donnarumma konsiderohet nga shumë si portieri më i fortë në botë në të ardhmen e afërt. Kanë qenë të paktë në të kaluarën lojtarët, që në moshën e tij, kanë treguar se kanë potencialin e tij, edhe për këtë arsye, vendimi të mos rinovojë kontratën që e lidh me Milanin, ka sjellë si pasojë një tërmet të vërtetë në merkaton e futbollit. Nuk janë të paktë ata që prisnin më shumë mirënjohje nga ana e Gigios për klubin që i dha mundësinë të luante titullar në një moshë të tillë në Serie A. Por edhe për faktin që kuqezinjtë i ofruan një kontratë me shifra faraonike, por sigurisht mund të jenë disa klubet e Kontinentit të Vjetër të gatshme t’i garantojnë një perspektivë të nivelit botëror.
Akuzat e ashpra të bëra nga Mino Raiola ndaj Milanit dhe fjalët e thëna nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez për Onda Cero, “E gjithë bota thotë se Donnarumma është një lojtari madh, që është trashëgimtari i Bufonit. Po e ndjekim”, të shtyjnë të mendosh për një të ardhme me “Los Blancos” për “baby-fenomenin” kuqezi, por në realitet situata me Milanin mund të mos jetë përfundimtare. Orët e fundit në fakt, kanë marrë udhë zërat që do të dëshironin një tentativë për riafrimin e Milanit me Donnarumman. Si Fassone ashtu edhe Mirabelli, pavarësisht zhgënjimit të fortë, kanë rezervuar për portierin e ri fjalë të mëdha dhe tani po kërkohet të kuptohet se sa është mundësia për qepur marrëdhënien e grisur. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Donnaruma pavarësisht se gjatë karrierës së tij të shkurtër ka treguar pjekurinë e një lojtari më të rritur, ka mbetur i tronditur nga kritikat e fundit, dhe së bashku me familjen e tij, po mendojnë se çfarë është më e drejtë. Të bëjë një hap mbrapa mund t’i leverdisë të gjithëve, por për momentin në shtëpinë e Milanit askush nuk ka iluzione të mëdha. Fassone nuk do ta kishte problem të bënte hapin e parë, por më pas duhet parë nëse do t‘i mjaftojë Raiolas për një riafrim përfundimtar. Milani nuk duket se ka qëllim të dorëzohet lehtësisht dhe e di që një marrëveshje e mundshme për rinovimin do të ishte një goditje e fortë, por edhe një sinjal shumë i rëndësishme.
Dëshira për të orientuar është, dëshira për të harruar ditët e fundit është, dhe nëse gjithë kësaj do t’i shtonin edhe një klauzolë lirimi të përshtatshme rruga mund të bëhet më e shtruar. Ndërkohë Mirabelli ka ecur përpara duke shtuar kontaktet me Perin dhe Neto, por një qëndrim i mundshëm i Donnarummas mund të sjellë braktisjen e të dyja pistave.