Agjencia Informative e Maqedonisë – MIA sot e shënon 25-vjetorin nga themelimi, respektivisht nga vendimi i Kuvendit me të cilin ishte formuar si agjenci kombëtare e lajmeve e Republikës së pavarur të Maqedonisë.
– Për arsye të informimit të plotë, me kohë dhe objektiv të qytetarëve, si dhe për informimin e opinionit ndërkombëtar për aktivitetet e organeve republikane dhe të subjekteve të tjera në Republikë themelohet ndërmarrja publike me emrin Agjencia Informative e Maqedonisë, qëndron në dokumentin themelues të Dhomës ligjdhënëse nga 18 shkurti i vitit 1992 me të cilën u vendos themelimi i MIA-s.
Megjithatë, për arsye të panjohura aktivizimi dhe funksionimi i Agjencisë është anuluar 5-6 vitet e ardhshme. Qeveria e atëhershme vendosi që punën profesionale si agjenci ta substituojë me themelimin e Pres Byrosë së Maqedonisë (PBM), e cila funksiononte në kuadër të Ministrisë së atëhershme për Informacion.
Në fillim të vitit 1998 qeveria vendosi që MIA të aktivizohet dhe të funksionojë, si servis informativ, ndërsa të njejtin vit më 30 shtator filloi edhe prodhimi i rregullt i lajmeve. Në fillim ato ishin lajme dhe raporte në gjuhën maqedonase dhe angleze. Në maj të vitit 1999 në MIA është formuar Redaksia shqipe dhe që atëherë Agjencia ka servis të rregullt në gjuhën shqipe.
Edhe pse për nga numri i të punësuarve MIA është midis agjencive më të vogla të lajmeve, sipas prodhimi është në radhët e agjencive më produktive të lajmeve në Ballkan. Çdo ditë deri te shfrytëzuesit e saj, nga të gjithë serviset dhe nënserviset emeton 700 artikuj, që në nivel mujor është mbi 20.000 artikuj.
MIA transmeton lajme në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze. E servon tërë hapësirën informative – mediat e shtypit dhe ato elektronike në vend dhe mediat në gjuhën maqedonase në vendet e huaja, amabasadat e Maqedonisë dhe organizatat, institucionet e misionet e tjera. Prodhon edhe nënservise speciale tematike dhe buletine ditore dhe javore. MIA prodhon edhe shërbimin FOTO, i cili mund të hapet përmes ueb-faqes së Agjencisë.
MIA gjatë viteve të kaluara përfitoi autoritet të rëndësishëm të burimit të besueshëm të informatave nga Maqedonia. Agjencitë e mëdha botërore e citojnë si burim të informatës dhe në situata kur bëhen analiza dhe tekste për çështje politike dhe ekonomike ndërkombëtare të lidhura me Maqedoninë dhe rajonin. Lajmet e MIA-s nga vendi dha jashtë u bënë dhe mbetën pjesë e rëndësishme e përmbajtjeve të mediave të shtypura dhe elektronike të Maqedonisë. Viteve të fundit MIA hapi zyrë të korrespondentëve në qendrat e mëdha botërore.
MIA është anëtare e Kongresit botëror të agjencive të lajmeve – NAWC, ABNA-s – Asociacionit të agjencive ballkanike të lajmeve dhe Asociacionit të Detit të Zi të agjencive kombëtare të lajmeve – BSANNA.
MIA poashtu është pjesë e pulleve informative të: ATSH (Shqipëri), AGERPRES (Rumani), BTA (Bullgari), TANJUG (Serbi), MINA (Mali i Zi), FENA de SRNA (BeH), STA (Slloveni), HINA (Kroaci), ANA – MPA (Greqi), ANADOLIA (Turqi), APA (Austri), EFE (Spanjë)…
MIA bashkëpunon edhe me agjencitë e mëdha të lajmeve – ajo ruse ITAR – TASS, kineze Ksinhua, iranian IRNA, katare KNA, servisin publik britanik Bi-Bi-Si, gjermane DPA, ndërsa servsiet e MIA-s i shfrytëzojnë edhe serviset informative botërore DOJÇE VELE, EVROPA E LIRË, ZËRI I AMERIKËS.