Ministria e Financave e RM-së po e pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’i paguar subvencionet për bujqit. Nga Ministria e Financave theksojnë se nuk e kanë marrë vendimin, por se buxheti është likuid dhe ka mjete në arkën shtetërore.
Gjykata Kushtetuese sot solli vendim sipas të cilit nuk ka pengesë ligjore që Ministria e Financave të mos i paguajë paratë dedikuar për subvencionimin e bujqve para se formohet qeveria. Iniciativa deri te Gjykata Kushtetuese është parashtruar nga shoqata e bujqve “Agrotikveshia” me të cilën është kërkuar kontestim i nenit nga Kodi zgjedhor, sipas të cilit është ndaluar pagesa e subvencioneve deri në formimin e qeverisë së re.