Këto foto shokuese e tregojnë një njeri të rrënuar nga tumori 10 kilogramësh i cili tashmë është bërë më i madh se koka e tij. Mësuesi Watchara Nadee, nga Tailanda e kuptoi vitin e kaluar se kishte kancer në shpatulla. Por, kur atij filloi t’i rritej kanceri me të madhe, ai nisi të brengosej për shëndetin e tij dhe të kërkonte ndihmë mjekësore, transmeton Gazeta Blic. Pavarësisht sëmundjes së tij, mësuesi i sëmurë ende vazhdon të shkojë në shkollë për nxënësit e tij, në një shkollë teknike në Tailandë.“Studentët e mi më japin forcë për të vazhduar më tutje”, tha Nadee. Ky mësues nuk dëshiron ta brengosë askënd me sëmundjen e tij andaj tërë kohën rri me një çarçaf mbi supe në mënyrë që të mos e shohin të tjerët, shkruan Daily Mail.